Bylbyl Sokoli e ka quajtur lojën më të dobët të Ferizajt, pikërisht sot kur skuadra e tij mundi 2:1 Feronikelin në Drenas.

Fitorja më shumë erdhi nga gabimet e skuadrës vendase.

“Së pari fitore shumë e madhe. Ekipi im ka bërë lojën më të dobët në aspektin e disiplinës në lojë. Kjo lojë e dobët e jona u përmirësua në pjesën e dytë. Pësuam golin që gjatë tërë javës ushtruam të mos pësojmë në gola të tillë. Në pjesën e dytë shënuam një gol dhe prap po e them që nuk jam i kënaqur me lojën”, tha Sokoli për SuperSport.