Feronikeli nga Drenasi thyen rekord në elitën e futbollit të femrave! ‘Nikli’, nënkampione e Kosovës, triumfon me rezultat 40:0 kundër Drenicës nga Skenderaj, në kuadër të Superligës!

Askush nuk e priste një fitore me një rezultat të çmendur dhe të shënohen për 90 minuta 40 gola! Futbollistja Zelfije Bajramaj shënon rekord të golave, gjithsej 22.

Një basketbolliste më e mirë ndodhë që nuk shënon aq pikë, ndërsa Zelfija në futboll shënon 22 herë në portën e Drenicës. Zelfije Bajramaj shënon 22 gola, Bahtije Miftari 5 , Arbenita Curraj 5, e Rita Olluri 3, Feride Kastrati 3, Fatbardha Kastrati e Arta Bulliqi nga 1.

“Kjo lojë e tregon më së miri diferencën në mes ekipeve tona në Superligë, ne thjesht zhvilluam lojën tonë të zakonshme, nuk kishim për qëllim të nënçmonim ekipin kundërshtare por ky është realiteti i Superligës tonë”, tha Zelfija./Botasot

LEXO EDHE: Futbollistet e Feronikelit luajtën me ‘fëmijët’ e KF Drenicës (F), ja arsyjet e këtij rezultati befasues

https://drenicapress.info/futbollistet-e-feronikelit-luajten-me-femijet-e-kf-drenices-f-ja-arsyjet-e-ketij-rezultati-befasues/