Feronikeli e fillon sezonin me fitore

Skuadra nga Drenasi e ka filluar mjaftë mirë sezonin pranveror.
Në ndeshjen e parë të cilën e zhvilloj sot si mysafir në Vushtrri kundër Kosovës së Vushtrrisë, arriti fitore të bindshme duke përforcuar kështu vendi e parë dhe duke bërë edhe një hapa të sigurt drejt titullit të kampionit.
Në pjesë e parë klubi drenicas e dominoj lojën duke shënuar dy gola. Fillimisht në minutën e 29’ shënoj Bujar Shabani, ndërsa në minutën e 43’ Përparim Livoreka e dyfishoj rezultatin në 0:2 për ekipin drenicas, me të cilin rezultat edhe përfundoj pjesa e parë e lojën.
Në pjesën e dytë vendasit nuk arritën të kthejnë rezultatin e lojës, ndonëse Feronikeli mbeti me një lojtar më pak, ku Xhevdet Shabani u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një fjalosje.
Me këtë fitore KF “Feronikeli” ngjitet më lartë në tabelën e Superligës me 31 pikë, e ndjekur nga Prishtina në vend të dytë më 28 pikë, ndërsa Hajvalia e cila pësoj nga KF “Drenica” është në vend të tretë më 26 pikë. /DrenicaPress/