Feronikeli e ka demoluar Kek-un në javën e 28-të në Superligën e Kosovës.

Feronikeli ka fituar 4 me 0 në udhëtim te Kek-u.

Golin e parë për skuadrën nga Drenasi e shënoi Carioca Jean në minutën e 28-të, gjersa Kastriot Rexha shënoi dy gola të tjerë nga penalltia (30’ dhe 44’+1), raporton lajmi.net.

Feronikeli e vulosi fitoren në minutën e 80’, duke shënuar për 4 me 0 ndaj Kek-ut.

Në anën tjetër, Drita ka barazuar me Trepçën ’89, 1:1.

Pas javës së 28-të Feronikeli është rikthyer në pozitën e parë me 65 pikë, po aq sa ka edhe Prishtina në të dytin.

Ndërsa Drita është në të katërtin me 46 pikë, gjersa Trepça ’89 në vendin e gjashtë me 38 pikë. /Lajmi.net/