Fermeri shqiptar që “pushtoi” tregun e SHBA-së me bimë medicinale

Bimët medicinale që rriten në territoret shqiptare paraqesin interes edhe për tregun amerikan.

Loading...

Për shkak të rritjes së tyre në ambiente të pakontaminuara nga kemikalet e ndryshme, këto bimë çdo ditë e më shumë po bëhen burim jetese për banorët e zonave të larta malore.

Një histori të një shqiptari të suksesshëm e ka treguar edhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi.

Peleshi thotë se Gjovalini as që e mendonte se do të pushtonte tregun amerikan kur e nisi punën si kultivues bimësh medicinale në Malësinë e Madhe.

Ministri i Bujqësisë thotë se pas 4 vitesh nga fillimi i biznesit fermeri kultivon 80 ha dhe ka të punësuar 30 familje.

Gjovalini nga Malsia e Madhe

“Prodhimi i tij shkon i gjithi në Amerikë dhe dëshira për tu rritur qëndron akoma si ditën e parë”, përfundon shënimin e tij ministri Niko Peleshi për historinë e suksesit të fermerit shqiptar./Telegrafi/