Ferizaji priti në fushën me barë sintetik Feronikelin të shtunën, në ndeshjen çerek-finale të Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Drenasi arriti të triumfojë me rezultat minimal, 1-0, duke siguruar gjysmë-finalen e kompeticionit.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Kastriot Rexha në minutën e 21-të, duke ia siguruar një fitore të rëndësishme skuadrës së tij.

Skuadra nga Drenasi ishte më e mirë se Ferizaji gjatë gjithë takimit.

Nikli kishte 9 goditje në portë, kurse vendasit 5 sosh.

Nikli gjuajti 6 kornera, kurse Ferizaji vetëm 1.

Nikli u ndëshkua me vetëm një karton të verdhë, kurse Ferizaji mori 3 karton të verdhë./Drenicapress.info