Ferizaji priti në fushën me barë sintetik Feronikelin të shtunën, në ndeshjen çerek-finale të Kupës së Kosovës.

Skuadra nga Drenasi arriti të triumfojë me rezultat minimal, 1-0, duke siguruar gjysmë-finalen e kompeticionit, transmeton Insporti.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Kastriot Rexha në minutën e 21-të, duke ia siguruar një fitore të rëndësishme skuadrës së tij.

Në vazhdim, përkundër rasteve, nuk pati më gola, kështu Feronikeli pret rezultatet e ndeshjeve të nesërme, për të mësuar kundërshtarin në gjysmë-finale.