Ferizajasi krijon pajisjen që prodhon rrymë njëkahore

Pjesën më të madhe të ditës e kalon në punishten e tij. Aty ku mban vegla të ndryshme të punës, të cilat në shikim të parë nuk të mbushin syrin, por që po kryejnë një punë të madhe.

Loading...

Demush Beqiri, nga qyteti i Ferizajt, tash dy vite është duke punuar në një pajisje të veçantë, e cila pa shpenzime prodhon rrymë njëkahore.

Ai ka thënë se krejt këtë e ka krijuar me mjete primitive.

“Ky zbulim është për rrymën njëkahore. Ku e bën punën e vet dhe jep rrymë 1 kilovat pa ndonjë shpenzim. Njerëzim zbulojnë gjëra të ndryshme, por për mua është një zbulim i madh. Edhe pse është punuar me mjete primitive, ky zbulim mund të kryejë disa shërbime si mbushjen e telefonave e gjëra të ndryshme që kanë të bëjnë me rrymën njëkahore”, deklaroiBeqiri për RTV Dukagjini.

Këtë pajisje inovative e ka realizuar brenda dy viteve.

Sipas tij, kjo pajisje mendohet do t’i hyjë në punë mbarë njerëzimit. Edhe pse duhet ende punë në të.

“Duhet pasur kujdes, sepse rryma njëkahore nuk shkakton vdekjen sikurse rryma alternative, ajo mund të djeg pajisjet e ndryshme”, tha Beqiri, përcjell Telegrafi.

Ndonëse me një profesion tjetër, 57 vjeçari, ka filluar të merret me shpikje që nga paslufta.

Si fillim kishte krijuar një gjenerator, me të cilin kishte furnizuar pesë shtëpi me rrymë, ndonëse sot nuk e ka në funksion, sepse mendon që do ta zgjerojë edhe më shumë.

“Ideja që më ka shty për këto punë ishte sepse paslufte, kishim probleme me rrymën, madje edhe sot kemi problem me rrymë. Kisha njëfarë nervoziteti pse ne vuajmë mungesën e rrymën. E fillova dhe e përfundova projektin. Mirëpo më dolën problem financiare, por ka funksionuar mirë dhe ka furnizuar deri në 5 shtëpi me rrymë”, thotë Beqiri.

Demush Beqiri, ka thënë se ky do të jetë vetëm fillimi, pasi që shumë shpejt pritet që të zgjerojë shpikjet e tij.