Ferizajasi kap peshkun 22-kilogramësh dhe e kthen sërish në ujë

Një rast i jashtëzakonshëm ka ndodhur në Liqenin e Vërmicës.

Një peshkatar nga Ferizaj, në një komunikim me Gazetën Express ka treguar se ka kapur një peshk 22 kilogramë.

Loading...

Bardh Jahiri tregon se peshkun e ka kapur në Liqenin e Vërmicës, kurse e ka hedhur pas pak sërish në ujë.

Në fotografitë dhe videon e dërguar në adresë të Expressit, peshku duket vërtet gjigant.

Ndiqeni videon më poshtë për më shumë.