Fëmijët hijeshia e 28 nëntorit, shikoni sa bukur duken me veshje kuq e zi (FOTO)

28 nëntori është njëra ndër festat e pakta që bashkojnë shqiptarët dhe të zgjon ndjenjën e patriotizmit në zemër.

Për këtë ditë, të gjithë urojnë bashkim e i kujtojnë ata që ranë që të gjallët të shijojnë lirinë, shkruan Indeksonline.

Loading...

Megjithatë, është e pamohueshme që fëmijët si qenie e padjallëzuar janë ata që i japing më së shumti hijeshi kësaj dite.

Me trupa të vegjël e zemër të madhe, fëmijët me veshje kombëtare të bëjnë të duash më shumë këtë festë të shqiptarëve.

Në këto imazhe të mëposhtme mund të shihni fëmijë të moshave të ndryshme, të gjithë të buzëqeshur.

Derisa në një kopsht, fëmijët janë veshur të gjithë me ngjyrat kuq e zi dhe janë ulur në sofër për të shijuar ushqime vendore, flia, pite, djath, etj. /Indeksonline/