FC Drenica: Deri kur më kështu?

Drenica realizoi tri herë në duel me Ferizajn, por që të tre golat u anuluan për shkak të pozitave jashtë lojës.

Loading...

Kuqezinjtë pretendojnë se golii realizuar nga Isa Eminhaziri në minutën e 26-të të ndeshjes është i rregullt, madje edhe kanë publikuar imazhe të qarta të gjithë aksionit, shkruan Gazetasheshi.com.

Përmes faqes zyrtare FC Drenica ka kërkuar më tepër sqarime në lidhje me ndarjen e drejtësisë, njësoj sikurse ka kërkuar edhe kryetrajneri i kësaj skuadre Tahir Lushtaku pas humbjes ndaj Ferizajt 2-0.

Foto: Goli i anuluar i Drenicës për pozitë jashtë loje

“Na penalizoi një gol që në futbollin tonë do të thotë shumë. Nuk e di pse gjyqtarët duhet të jenë gjithnjë në qendër të vëmendjes, ndërkohë që duhej të ishte e kundërta, pasi që lojtarët janë ata që duhet të jenë në qendër të vëmendjes. I bëj thirrje të gjitha klubeve për tu bashkuar dhe të ndryshojmë këtë çasje. Është koha që FFK të merr masa ndaj këtyre personave, pasi një gjykim i tillë nuk ka vend në Superligë”, ka deklaruar Tahir Lushtaku pas ndeshjes me Ferizajn.