FASK aplikon për pranim në FIA

Federata e Auto Sportit të Kosovës (FASK) është afër pranimit në Federatën përkatëse ndërkombëtare (FIA).

FASK e ka plotësuar aplikacionin, të cilin të enjten (sot) e ka nisur drejt selisë së FIA-s. Zyrtarët e FASK-së vlerësojnë se kjo Federatë i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara, prandaj nuk e fshehin optimizmin se përgjigja nga FIA do të jetë pozitive, shkruan Zëri.

Image
Loading...

Pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) është një arsye më tepër për të besuar se për sportin e Kosovës, përfshirë edhe automobilizmin, tashmë të gjitha rrugët janë të hapura.

Vendimi për pranimin e FASK-së në FIA me shumë gjasë do të  merret në muajin tetor, ndërkaq zyrtarizimi do të bëhet në dhjetor. /Zëri/

Image