Familja nga Drenasi: Nuk ishte haraç por dëmshpërblim për vajzën

Mustafa Bajrami po duket të mos ketë thënë të vërtetën kur alarmoi se i është kërkuar haraç. Ai është demantuar nga një hoxhë i Drenasit dhe nga Familja ku kishte ndërmjetësuar një pajtim. Mehdi Hamiti ka thënë se kanë kërkuar dëmshpërblim nga familja e ish-të fejuarit të vajzës, e jo haraç. Ai thotë se vajza e tij edhe kur ishte e mitur ishte keqpërdorur nga familja Bajrami.

Loading...

Mustafa Bajrami është demantuar se dikush i ka kërkuar haraç si pasojë e përfshirjes së tij në një aktivitet pajtimi ndërmjet për një problem martesor të dy familjeve, njërës të Gjilanit e tjetrës së Drenasit.

Bajramin e ka demantuar Hoxha i Drenasit, Mulla Osman Musliu, i cili ka kërkuar ballafaqim publik Mustafës, i cili u paraqit si viktimë, ndërkohë, kishte qenë ndërmjetësues në pajtimin e dy familjeve.

Familja e cila akuzohet që ka kërkuar haraç nga Mustafa Bajrami, po thotë se deklaratat e tij janë të pavërteta.

Mehdi Hamiti, i cili ka vendosur që problemin e vajzës së tij me të fejuarin e vet ta zgjidh përmes formave primitive, Kanunit dhe fesë, thotë se problemi familjar ekzistonte që nga marsi.

Sipas tij, Mustafa nuk di ta dallojë çka është haraçi e çka dëmshpërblimi.

Ai sqaron për T7 se familja e të fejuarit të vajzës, kishin kërkuar që të kenë ndërmjetësues për ta zgjedhur problemin mes çiftit. Madje familjet të cilat jetojnë në Gjermani, kishin angazhuar edhe atje një hoxhë për ta zgjedhur problemin.

Kur çështja u zhvendos në Kosovë, në të u përfshi edhe miku i familjes Hamiti, i cili tani gjendet në paraburgim.

Kjo për shkak se Gjykata ka konstatuar se ai ka ngacmuar Mustafa Bajramin, i cili po pretendon se i është kërkuar haraç.

Mirëpo sipas prindit të vajzës, ata vetëm kishin kërkuar dëmshpërblim pasi që sipas tij, djali i familjes Bajrami e kishte keqpërdorur vajzën e tij.

Ndryshe  çifti kanë qenë të fejuar qe dy vite, ndërkohë sipas prindit të tij vajza ka qenë e mitur kur është njohur me ish-të fejuarin e saj.