Familja Maraj nga Peja sot duhet të largohen nga shtëpia, por nuk kanë ku të shkojnë

Familja Maraj nga Peja tash e sa kohë është bërë destinacion i ndihmave të shumta nga njerëz të vullnetit të mirë.

Loading...

Tash një vit njerëzit e vullnetit të mirë kanë paguar qiranë e banesës ku familja Maraj kanë jetuar, ndërsa djali i tyre katër vjeç, Blerondi, me sëmundje të zemrës, diabetit dhe epilepsisë, duhet të shkojë në Turqi që të mjekohet.

Pavarësisht se kreu i shtëpisë, Astrit Maraj, ia ka dalë që të mbledhë shumicën e parave që i nevojiten për të birin, atij i duhet që sot të lëshojë banesën sepse nuk ka të ardhura dhe çdo ndihmë që i është ofruar e ka lënë për mjekimin e të birit.

Ky është numri të cilin mund ta kontaktoni për t’i dhënë ndihmë kësaj familjeje:
+38649291108049 291 108