Familja Bilalli nga Vushtrria bëhet me shtëpi të re

Xhafer Bilalli ka fatin që qysh në këtë fillim vit të hyjë në shtëpinë e tij të re.

Këtë e mundësuan ndihmat e donatorëve si Mexhit Merovci dhe bizneseve lokale, ku nuk ka munguar as participimi i komunës e cila kishte ndarë 2500 euro për shtëpinë e familjes Bilalli.

Kryetari Tahiri ka njoftuar se kjo familje ka qenë për pesë vite në skemat sociale të Komunës së Vushtrrisë për pagesën e qirasë.

Çelësat e shtëpisë i janë dhuruar familjarëve nga Kryetari Tahiri, Mexhit Merovci dhe Naser Imeri.

Fotografia e Xhafer Tahiri

Fotografia e Xhafer Tahiri