Fajde dhe incizime fshehurazi të politikanëve – gjithçka që ndodhi brenda shtëpisë së Burdushit

E premtja është dita kur shtëpisë së Burdushit ja mësynin personat që e shihnin atë si derë shërimi për shumë sëmundje. Por, sot, atij në vizitë i doli dikush tjetër. Policia e Kosovës pas disa dyshimeve për mashtrim, gjatë një bastisje i konfiskoi atij armë, para e plumba. Ndër to edhe video incizime nga brenda dhomës ku siç thoshte Burdushi u rrëfyen politikanë e fytyra publike. Përveç kësaj, u gjetën edhe disa dokumente që dyshohet se e vërtetojnë përfshirjen e mjekut popullor në fajde. Express ju sjell detaje nga arrestimi.

Për vite të tëra në derën ku Hysri Peqani kryente veprimtarinë e tij si mjek popullor u drejtuan shumë persona. Disa herë në publik ai deklaronte se është vizituar nga shumë politikanë e fytyra të njohur të Kosovës, që përveç qytetarëve që Burdushin e shihnin si zgjidhje.

Loading...

Mirëpo, probleme me drejtësinë ai filloi të kishte kur një nga klientët ja vuri në pikëpyetje veprimtarinë dhe e akuzoi për mashtrim, duke thënë se Peçani ia ka marrë atij 2 mijë euro, por, pa rezultat.

Për këtë akuzë ai foli publikisht në Frontal në T7, duke u deklaruar se do të përballej me drejtësinë, nëse ajo se cka pohonte ish-klienti i tij do të ishte e vërtetë.

Kjo u pa si shqetësuese nga organet e sigurisë, që të premten paradite u drejtuan në shtëpinë e Peçanit për të kryer bastisje.

Të gjithë ata pacientë që kishin bërë termine për kontroll u detyruan të kthehen mprapa pasi aksioni zgjati disa orë.

Nga ky aksion që zgjati disa orë e që Express e ka përcjellë nga afër u gjetën shumë gjëra të dyshimta.

Nga ajo shtëpi u morën armë, plumba, telefona e madje dhe videoincizime nga brenda dhomës ku Peqani mbante seanca me pacientë.

Sic mëson Gazeta Express, Burdushi në mënyrë të fshehur ka gjiruar të gjithë ata persona që janë drejtuar të ai për ndihmë, e të gjitha këto janë të ruajtura e në dorë të prokurorisë.

U gjetën gjithashtu edhe armë, të cilat iu kishte skaduar afati i lejës dhe një numër i madh i plumbave.

Mirëpo, kjo nuk ishte e tëra. Edhe pse Peqani vazhdonte të insistonte se në shtëpinë e tij nuk gjenden gjurmë të gjërave që mund të konsiderohen të jashtëligjshme, policia gjatë kontrollit gjeti edhe një dosje me shuma të mëdha të parave të dokumentuara që Burdushi i ka marrë për fajde.

Të gjitha këto qenë prova të mjaftueshme që Hysri Pecani të vihet nën pranga. Pas disa orë kontroll, Burdushi u arrestua.

Duke folur për Gazetën Express pas këtij aksioni, Prokurori Petrit Kryeziu tha se shqetësimin për këtë rast e morën nga deklaratat e dhëna në T7.

“Prokuroria Themelore në Prizren pas informatat e marra lidhur me dyshimet për veprën penale shmangie nga tatimi dhe mashtrim për faktin se kemi informata dhe dyshime se personi në fjalë është duke mashtrues qytetarët dhe është duke vepruar pa licencë adekuate siç e she ligji për mjekësinë”, tha Kryeziu.

Prokurori gjithashtu tregoi se çka është gjetur gjatë bastisjes.

“Po gjatë bastisjes kemi has edhe në armë, kemi gjetë dy armë, një e gjatë dhe një e shkurtë, kemi hasur edhe në monucion që është sekuestruar me urdhër të prokurorit”, deklaroi Kryeziu.

Edhe pse bastisja ndodhi me dyshimet për shmangie tatimi dhe mashtrim, tashmë Peqani po dyshohet edhe për dy vepra tjera penale si armëmbajtje pa leje dhe ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarive mjekësore.

Burdushi është vënë në prangat e Policisë dhe është ndaluar për 48 orë.