Të gjithë përdoruesit e rrjetit social Facebook që janë nga Kosova, sapo të hynë sot në llogaritë e tyre, do t’u rikujtohet se vendi voton për zgjedhjet parlamentare.

Gjithashtu, përdoruesit e këtij rrjeti social mund të marrin informacione rreth zgjedhjeve, si dhe e kanë mundësinë e shpërndarjes në profilet e tyre.

Në këto zgjedhje parlamentare të drejtë vote kanë 1 milion e 937 mijë e 868 qytetarë, ndërsa në gjithë Kosovën do të hapen 896 qendra votimi, me rreth 2 mijë vendvotime.

Gjersa, për herë të parë do të kenë mundësi të votojnë 87 mijë votues./Gazeta Sinjali/

No tags for this post.