Eros Grezda ka një premtim për Steven Gerrardin

Anësori i Shqipërisë, Eros Grezda, u ka premtuar përkrahësve dhe trajnerit të Rangers, Steven Gerrardit, se do të përmirësohet pas debutimit të tij të parë të plotë, jo të shquar për skuadrën skoceze.

23-vjeçari u transferua te Rangers nga skuadra kroate Osijek duke bartur një lëndim në kyç, dhe iu desh të priste deri në takimin e së shtunës kundër St Mirren për t’u futur në 11-shën e parë, transmeton Gazeta Express.

Loading...

“Ishte në rregull, por ende nuk e kam arritur potencialin sepse ishte ndeshja ime e parë në 11-shën e parë”, tha Grezda pas ndeshjes.

“Jam goxha i lumtur por do të përmirësohem edhe më shumë”, shtoi ai.

“A kam qenë i zemëruar sepse u mbajta në stol për kaq gjatë? Jo, sepse përqendrohesha vetëm në stërvitje dhe për të punuar zellshëm”, shtoi ai. /Express/