Erdoğan: Me Rusinë synojmë vëllimin tregtar prej 100 miliardë dollarësh

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, së bashku me homologun rus Vladimir Putin, marrin pjesë në ceremoninë e përfundimit të seksionit detar të projektit të gazit natyror “Rrjedha Turke”.

Loading...

– Erdoğan: Tashmë kemi arritur në fazën e fundit të projektit “Rrjedha Turke”

– Erdoğan: Shpresojmë se projekti “Rrjedha Turke” do të jetë gati për funksionim pas testimeve që do të bëhen në vitin 2019

– Erdoğan: Rrjedha Turke ka shumë avantazhe jo vetëm për Turqinë dhe popullin tonë, por edhe për fqinjët dhe rajonin tonë

– Erdoğan: Bashkëpunimi me Federatën Ruse po përparon në një gamë shumë të gjerë

– Erdoğan: Me Rusinë synojme të arrijmë në një vëllim tregtar prej 100 miliardë dollarësh

– Erodğan: Nga viti 1987, Turqia ka blerë 387 miliardë metra kub gaz natyror nga Rusia. Kjo tregon se bashkëpunimi ynë në fushën e energjisë kalon çdo sprovë

– Erdoğan: Kornizën e marrëdhënieve dypalëshe me Rusinë asnjëherë nuk e kemi përcaktuar sipas kërkesave apo imponimeve të shteteve tjera

– Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shprehu dëshirë që vendi i tij të arrij vëllim tregtar prej 100 miliardë dollarësh me Turqinë

– Putin: Rrjedha Turke do të shndërrojë Turqinë në një qendër të rëndësishme të gazit natyror dhe do të ketë ndikim pozitiv në pozitët e Turqisë

– Putin: Në kushtet ku është rritur konkurrenca, nuk do të ishte i mundur realizimi i një projekti të këtillë pa praninë e një guximi dhe të një vullneti të këtillë politik

– Putin: Realizimi i një projekti të këtillë do të ishte i pamundur pa besimin mes dy vendeve. /aa/