Erdogan kërcënon Greqinë: Trimëria juaj zgjat deri t’i shihni anijet tona ushtarake

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan nuk ka kursyer kërcënimet e hapura ndaj Greqisë, në një fjalim të mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij.

Loading...

Raportet mes Greqisë dhe Turqisë janë acaruar, madje një ditë më parë u regjistrua incidenti i dytë mes dy anijeve të flotës bregdetare të dy vendeve, në vetëm pak javë.

Anija turke goditi nga pas atë greke në afërsi të ishullit Imea, ndërsa sot Erdogan tha se Turqia nuk do të qëndrojë duarkryq përballë kërkimeve që Greqia ka nisur për gaz në detin Egje.

“Trimëria e këtyre shkon deri sa të shohin anijet tona ushtarake. Duhet të dinë se zona në detin Egje është po aq e rëndësishme për ne sa ç ‘është edhe operacioni ushtarak që po kryejmë tani në Siri.

Anijet tona ushtarake dhe avionët tanë do të bëjnë atë që ia kërkon detyra nëse nevojitet”, tha Erdogan, ndërsa ligjvënësit e partisë së tij kanë duatrokitur, shkruan  Hurriyet.