Erdogan i reagon ashpër këshilltarit të Trumpit

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi pretendimet e fundit të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton, se Turqia “vë në shënjestër kurdët”.

“Në saje të fikjes së balonës së quajtur DEASH nga ana e ushtarëve tanë heroikë, Siria ka hyrë në procesin e shpëtimit nga kjo gjëmë. Megjithatë, është e pamundur ta pranojmë mesazhin e dhënë nga Bolton në Izrael”, tha Erdoğan gjatë takimit të grupit parlamentar të partisë së tij (AK Parti) në Ankara. “Gënjështra se Turqia ka në shënjestër kurdët në Siri është shpifja më e ulët, më e pandershme, më e shëmtuar dhe më e madhe”, theksoi presidenti turk.

Të dielën, Bolton, i cili vizitoi Izraelin, tha se SHBA nuk do të tërheqë trupat nga Siria verilindore derisa qeveria turke të garantojë se nuk do të sulmojë “luftëtarët kurdë”, duke iu referuar organizatës terroriste YPG/PKK.