Enrique flet fjalë të mëdha për Turanin

Arda Turan ka filluar të tregoj potencialin e tij të vërtetë, pas sezonin të kaluar, ku ishte nën nivelin e pritur.

Loading...

Luis Enrique është i kënaqur me rendimentin e treguar nga mesfushori turk, Arda Turan, në ndeshjet e fundit, pasi po luan mirë dhe po shënon gola.

“Ne vetëm kemi filluar për të parë Arda Turanin e vërtetë”, ka deklaruar fillimisht Enrique, transmeton Telegrafi.

“Ai është i lumtur sepse duket më shumë i integruar”, ka përfunduar trajneri spanjoll.

Ndryshe, mesfushori me tipare sulmuese është shumë në formë, pasi ka shënuar tre gola në ndeshjet e fundit për Barcelonën.