Pas urimit të presidentit Thaçi për Eliot Engel për zgjedhjen e tij në mandatin e tij si Kryetar i Komitetit për marrëdhënie nga Jashtë me Kongresin amerikan, ky i fundit i ka kthyer urimin presidentit Thaçi, transmeton Gazeta Metro.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Engel ka falenderuar Thaçin për ‘’fjalët e mira’’. Tutje, Engel tha se pret që të punojmë së bashku për të mirën e popullit amerikan dhe të Kosovës.

“Faleminderit Presidentit Hashim Thaçi për fjalët e tua të mira. Unë pres që të punojmë se bashku për të mirën e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar Engel në Twitter duke ndarë postimin e Thaçit.

Ndryshe, në urimin e tij, Faleminderit Presidentit Hashim Thaçi për fjalët e tua të mira. Unë pres që të punojmë se bashku për të mirën e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar Engel në twiter duke ndarë postimin e Thaçit. /gazetametro.net