Duket se gjërat po bëhen më të qarta.

Juventus kërkon trajner dhe Sarri është një kandidat i mundshëm.

Nga Anglia raportojnë se ai do të largohet pas finales së Ligës së Europës.

Nëse kjo ndodh, sipas gjasave ai do të shkojë te Juventusi. Kërkesat e tij janë të qarta, sipas “Corriere dello Sport” , Sarri do të marrë me vete edhe Hysajn.

Situata e këtij të fundit është kthyer në telenovelë.

U tha se Ançeloti ka fituar besim te shqiptari, por mediat italiane shkruajnë ditën e sotme se një thirrje e Sarrit do të ishte mjaft tunduese për mbrojtësin e djathtë të kombëtares së Shqipërsisë.