Shërbimi Korrektues i  Kosovës ka bërë të ditur se sot në mëngjes në QKUK, përkatësisht në Qendrën e Kujdesit Intensiv ka ndërruar jetë një i burgosur.

Sipas njoftimit të SHKK, i burgosuri po vuante dënimin në burgun e Dubravës dhe ka pasur Anaurismae Aorta Abdominalis (AAA).

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i burgosuri që vdiq sot rreth orës 08:50 është Martin (Qerim) Nikulaj.

Nikulaj i lindur më 15.03.1950 në Pejë, sipas burimeve, ishte arrestuar më 15 nëntor të vitit 2017 për veprën penale ‘Dhunim’, për çka i ishte shqiptuar dënimi 6 vite burg.

Martin Nikulaj ishte i kërkuar nga Gjykata Komunale e Pejës. Pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe aprovimit të saj nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Malit të Zi, me datë 22 dhjetor 2010, rreth orës 14:00, Nikulaj ishte ekstraduar nga Policia e Mali të Zi, tek Policia e Kosovës, në pikën kufitar në Kullë të Pejës. /Indeksonline/