Ekskluzive/ Çfarë veturash ngasin yjet e futbollit të Kosovës?

Jemi mësuar të shohim shpesh herë yjet e futbollit botëror duke drejtuar automjete luksoze.

Por kësaj radhe Indeksonline ju sjellë diçka më ndryshe. A e keni menduar ndonjëherë se çfarë veturash drejtojnë futbollistët që luajnë në Kosovë?

 

 

Natyrisht që ka meraklinjë të mëdhenjë pas shpejtësisë dhe automobilave, e në ju sjellim në vazhdim disa prej tyre.

Qendërmbrojtësi i Feronikelit, Lapidar Lladrovci drejton veturën Audi A4.

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku posedon Audi Q7.

Mbrojtësi i Dritës, Liridon Leci është merakli të ndërroj veturat shpesh. Aktualisht ai drejton Mercedes E250.

Sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha drejton veturën të tipit Audi A3.

Ndërsa sulmuesi Mevlan Zeka është pasionant pas tipit BMW 3.