Ekrem Mustafa edhe zyrtarisht Ministër i Punëve të Brendshme

Ekrem Mustafa është emëruar edhe zyrtarisht Ministër i Punëve të Brendshme. Vendimin për emërimin e Mustafës në këtë pozitë e ka marrë mbrëmë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Express

Mustafa është emëruar në këtë pozitë pas lirimit nga pozita të Bejtush Gashit, i cili mori drejtimin e ministrisë, pas largimit të Flamur Sefajt, muaj më parë.

Loading...

Në vendimin për emërimin në krye të MPB-së që ka siguruar Express, thuhet se Gashi është i obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi ta deklarojë pasurinë.

Ndryshe, Deputeti nga radhët e AKR’së, Labinot Tahiri është shprehur i lumtur pas vendimit të partisë së tij për të shkarkuar Bejtush Gashin nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe emërimit të një ministri të ri, i cili vjen nga Ferizaj.

Tahiri gjithmonë është ankuar që në Qeverinë e Kosovës asnjë ministër nuk vjen nga komuna e Ferizajt. E një kërkesë të tillë ia ka plotësuar partia e tij. Ekrem Mustafa do të jetë ministër i Brendshëm.

Mustafa është ministri i tretë që e ka drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme prej që është formuar qeveria Haradinaj, në shtator të vitit 2017./Gazeta Express