Dy vite më parë, në një dasëm të familjes Lushtaku, mori pjesë këngëtarja kosovare, Edona Llalloshi e cila ngriti në këmbë të gjithë pjesëmarrësit.

Aty nisi të këndonte këngën ‘Mora fjalë’ e cila i kushtohet komandantit, Adem Jashari, këngë kjo që emocionoi të gjithë ,veçanërisht kryetarin e komunës së Skenderajit e njëkohësisht djalin e Hamëz Jashari, Bekim Jasharin.

Nipi i Ademit shihet në krahë të Edonës, duke kënduar bashkë me të e aty nuk mungojnë as zhurmat e armëve të ftohta.