Spektrit politik kosovar pritet t’i shtohen edhe disa parti të reja nga ato që janë deri më tani.

Fillimisht ishte deputeti Milaim Zeka që paralajmëroi një parti të tijën, të cilën tashmë dhe e ka formuar dhe po quhet Partia Euroatlanitike.

Si duket, Zeka nuk do të jetë i vetmi që do të themelojë parti këtë verë, pasi njëjtë kanë vepruar edhe “Partia Balliste” dhe “Partia për Bashkëveprim”, që kanë aplikuar së fundi në KQZ për t’u regjistruar, por që ende nuk është publikuar se kush saktësisht është pas tyre.

E rrugës për themelimin e një dege të Partisë Socialiste të Edi Ramës, në Prishtinë, duket se do ta bëjë edhe Gent Cakaj.

Syri.net Kosova, përmes burimeve të saj, merr vesh se një degë e Partisë Socialiste të Edi Ramës që pritet të hapet në Prishtinë, do ta drejtojë Ministri i Jashtëm në detyrë, kosovari Genc Cakaj.

Nga burimet tona mirë të informuara bëjnë me dije se iniciativa për të hapur degën e PS-së edhe në Kosovë po gjen përkrahje edhe nga vet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Por a do të jetë i vetëm Cakaj në këtë rrugëtim apo do t’i bashkohet edhe koleg’ja e tij kosovare, ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini mbetet të shihet.

Ndryshe, drejtuesi i këtij mediumi është familjar i ish-presidentit Sali Berisha.