Edhe Skënderaj heq nga tregu produktet e Serbisë

Bekim Jashari, kryetari i Skënderajt, ka urdhëruar të largohen nga tregu të gjitha produktet e Serbisë.

“Përpara çdo gjëje, shëndeti i qytetarëve, veçanërisht fëmijëve, është në interesin tonë që si institucione komunale t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e domosdoshme, ta mbrojmë me çdo mënyrë”, ka shkruar Jashari në profilin e tij në Facebook.

Loading...

“Për këtë qëllim, u kam dhënë mbështetje të plotë inspektorëve komunalë që të largojnë nga tregu lodrat e fëmijëve në të cilat është konstatuar përmbajtje e rrezikshme për shëndetin”.

“Edhe produkteve që përbuzin shtetin tonë, me mbishkrime të gërditshme “Kosovë e Metohijë”, po u tregohet vendi”.