Edhe Shqipëria po zbrazet, rinia po migron shkaku i papunësisë

 

Instituti i Statistikave në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 11 mujorit të vitit që lamë pas kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë 4 milionë e 969 mijë shtetas, ndërsa janë kthyer vetëm 4 milionë e 766 mijë shtetas.

Mbi 202 mijë shqiptarë kanë ikur dhe nuk janë kthyer ende.

Diferenca e lartë ndërmjet ikjeve dhe kthimeve që është mesatarisht rreth 300 mijë persona në vit në 5 vitet e fundit tregon se një pjesë e tyre kanë ikur e nuk janë kthyer më.

Shifrat e udhëtimeve, nuk janë tregues direkt të emigracionit, porse ato janë një tregues indirekt që shumë shqiptarë që ikin “harrojnë” të kthehen në vendet e BE-së, shqiptarët nuk mund të rrinë më shumë se tre muaj, sipas rregullave të Schengen.