Prodekanja për Financa e Universitetit të Mitrovicës, Lumnije Thaçi, ka dështuar të plotësojë kushtet për akreditimin e një programi ku ishte bartëse.

Bashkëshortja e presidentit Hashim Thaçi, kishte mbi supe përgjegjësinë për akreditimin e programit “Inxhinieri Ekonomike”, së bashku me përgjegjësin e dytë Fisnik Osmani, por nuk ka arritur, shkruan Reporteri.net.

Sidoqoftë, vetë kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar si politik dhe të pranueshëm vendimin e KSHC, duke thënë se do të angazhohet që të marrë masat e nevojshme.

“Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren. Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin. Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, ka thënë Haradinaj.

Ndaj këtij vendimi që preku mijëra studentë, reagoi edhe dikur bashkëpartiaku i Hashim Thaçit, gruas së të cillit tani nuk iu akreditua programi. Ai e ka quajtur vendimin si të nxituar dhe aspak të pranueshëm.

“Është i nxituar dhe aspak i pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos lejimin e regjistrimit të studentëve të rinjë në Universitetet Publike të Prizrenit, atë të Pejës dhe Mitrovicës. Ka qenë sfidë e vërtetë themelimi i tyre vite më parë dhe asesi nuk do t’u mohohet e drejta të rinjve për të studiuar në këto universitete. Megjithëse ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që ka arsimi publik, përfshirë edhe këto universitete, nuk mund të merret vendim për mbylljen e tërësishme të regjistrimit. Qeveria e Kosovës do të angazhohet për të funksionalizuar këto universitete, ashtu sikurse do të kërkoj gjithnjë cilësi dhe kushte më të mira”, ka shtuar Hoxhaj.

Sidoqoftë, vendimi i KSHC-së u bazua në raportin e ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët vlerësuan se Universiteti i Mitrovicës i plotësonte vetëm pjesërish standardet, për çka kërkohej të mosakreditohej.

”Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” është vetëm pjesërisht në përputhje me strandardet e manualit për akreditimi të Agjensionit të Akreditimit të Kosovës. Prandaj, rekomandohet që ky institucion i arsimit të mos akreditohet”, thuhej në raport.

Ndryshe, përveç Mitrovicës, nga vendimi i KSHC pësuan edhe shumë programe të Universitetit të Pejës dhe Prizrenit./Reporteri.net