Edhe një vizitë për Bekim Jasharin, ja cili kryetar e viziton atë në Skenderaj(FOTO)

Kryetari i rizgjedhur i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar kryetarin e ri të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me ç’rast e ka uruar për detyrën e re.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka shprehur bindjen se Bekim Jashari me punën e tij do ta nderoj gjithë Kosovës dhe në veçanti familjen e tij.

“Sot vizitova kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, të cilit ia urova detyrën e re. Kam besim të plotë se me punën e tij në të mirë qytetarëve, do ta nderoj gjithë Kosovën dhe sidomos familjen e tij, që është ikonë e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar kryetari Bahtiri në Facebook.