Edhe Milaim Zeka në mbrojtje të Berat Buzhales

Sipas Milaim Zekes, kampanja e kompanisë Devolli nuk është  fyerje vetëm ndaj Berat Buzhales, por është fyerje për Kosovën, dhe  ndaj të gjithë Gazetarëve.
Ky është reagimi që ai bëri në Facebook:
”Une nuk po besoj qe eshte e vertete!
Sa u ktheva nga nje konference ne Augsburg te Gjermanise. Rruges nga aeroporti, nusja po me tregonte per bildbordat qe jane vendosur neper disa qytete, ku Berat Buzhala paraqitet si gomar, duke ngrene krunde. Mendova veten time sikur te ma benin simbolin e kalit, qe edhe une te haja krunde. Te pijs edhe uje te perzier me ujerat e zeza, ashtu siq paten pire qytetaret e Klines.
Une nuk e di nese Berati dhe gazeta Express kane fakte?! Nese jo, Devolli, sa ka hargju para per kete fushate, do duhej te shkonin ne Gjykate.
Ajo qe paraqitet ne Bilborda, nuk eshte fyerje per Beratin. Ajo eshte fyerje per Kosoven, per imazhin e Kosoves.
Keta Bildborda parashtrojne nje pyetje serioze per ne gazetareve: Vertete jemi gomare?! Vertete meritojme epitete te tilla?! Ai qe e ka keshilluar kete kompani te beje nje etiketim te tille (ndonje kolege qe nuk hane krunde), mesiguri ia ka dashte fundin kesaj kompanie…”