Edhe kaq ditë keni afat për t’i ndërruar gomat e veturës, dimri po afron

26773856 - car with winter tyres installed on light alloy wheels in snowy outdoors road

Të gjithë shoferët në Kosovë duhet t’i ndërrojnë gomat e verës për t’i vendosur ato të dimrit në të gjitha makinat e tyre. Data 15 nëntor është data zyrtare e futjes në sezonën e dimrit.

Loading...

Me këtë datë shumica e shteteve europiane sugjerojnë dhe detyrojnë të gjithë qytetaret e tyre që janë posedues të një automjeti, të ndërrojne gomat e verës me të dimrit, nëse nuk e kanë bërë me herët këtë proçes.

Ndërrimi i gomave të dimrit sanksionohet me ligj dhe bëhet për qëllime sigurie. Ekspertet e gomave këshillojne të gjithe vozitësit të perdorin goma të dimrit dhe jo All season pasi performanca e automjetit është me e sigurt në rrugët ku kushtet atmosferike të dimrit janë të ashpra, dmth me borë dhe ngricë.

Ashtu si edhe në shtetet Europiane, edhe Kosova karakterizohet si një vend që ka dimër të ashpër me borë dhe ngrica./Indeksonline/