Edhe 2 milionë euro më shumë për veteranët në buxhetin e Kosovës

Gjatë javës që shkoi, qeveria e Kosovës miratoi draft-buxhetin për vitin e ardhshëm.

Loading...

Në këtë draft-buxhet, janë paraparë të ndahen rreth 60 milionë e 571 e 776 euro në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për pensionet e veteranëve, transmeton gazetametro.net

Shuma e paraparë për pensionet e veteranëve në vitin e ardhshëm pritet të jetë rreth 1 milion e 821 mijë e 776 euro më shumë se ç’ka qenë gjatë këtij viti që po ikë.

Për më tepër, kjo shifër apo shumë është paraparë të rritet edhe më shumë gjatë deri në vitin 2020, dhe në atë vit pritet të shpenzohen 5 milionë euro më shumë se në vitin 2018 vetëm për pensionet e veteranëve.