E rëndë, i riu shqiptar merret peng dhe dhunohet në mes të ditës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të ditës në qytetin e Divjakës. Mësohet se një 25-vjeçar me inicialet D.GJ., është marrë dje pengë nga persona të paidentifikuar për afro tre orë, të cilët kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tij.

Loading...

Prokuroria e Lushnjës ka nisur hetimet mbi rastin, dhe i dyshuar është A.B., banues në Divjakë, i cili është shpallur në kërkim.

Ka qenë i dëmtuari i cili pasi është lënë i lirë ka shkuar në polici për të bërë denoncim.

Aktualisht po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe zbardhjen e plotë të saj.

Çështja është ende në hetim e sipër, kësisoj policia nuk bën me dije të tjera detaje rreth ngjarjes.