Leonora Jakupi lindi me 3 mars 1979 në Skënderaj. Është një ndër këngëtaret më të njohura, më të bukura dhe më të preferuara në trojet shqiptare.

Karriera e Leonorës ka filluar në moshën 15 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin “Zëri i Drenicës”.

Kënga e parë ishte “Dallëndyshe bukuroshe”. Vitet e fundit muzika dhe pamja e saj janë sofistikuar edhe më shumë. Leonora, mbetet e re, e freskët dhe tejet e ëmbël.

Duket sikur koha është ndalur për të. Leonora Jakupi është ndër ato këngëtare që investon mjaftë për pamjen e jashtme, duke bërë tretmane, solariume, etj.

Gjithashtu, përdor edhe kremrat më të mirë natyral për lëkurë të shëndetshme dhe shkëlqyese.