Të shuma janë veturat luksoze që mund t’i hasni edhe në rrugët e Kosovës.

Por ‘Porsche Panamera’ është një prej të preferuarave padyshim.

 

 

Çmimi i veturës në fjalë sillet rreth 90 mijë euro, kurse dikush ka vendosur që të duket shumë speciale.

Kjo veturë i përket një garuesi kosovar të veturave të shpejta. I riu ka vendosur që t’i vë në mëdyshje njerëzit se a është vetura e tij e ngjyrosur apo e ndryshkur, transmeton Indeksonline.

Kur shikohet kjo veturë njëherësh duket sikur e ndryshkur, por në fakt është e ngjyrosur pasi më parë kishte ngjyra tjera./Indeksonline/