Udhërrëfyesi në safari e ka xhiruar një skenë jo të përditshme para disa javësh, transmton Gazeta Metro.

Luanesha në gojë e bartte trupin në dukje të pajetë të qenit të egër. Por, kur qeni tjetër nga tufa i afrohet luaneshës, ajo e hedh viktimën e saj dhe vrapon pas shujtës së re. Mirëpo, qëni i cili bëhej si i vdekur, e shfrytëzon rastin dhe ikën.

“O Zot, gjallë është…” dëgjohet një zë në videon e xhiruar në Parkun kombëtar “Hwange” në Zimbabve.

Qëkur është publikuar në YouTube javën e kaluar, videoja ka tubuar mbi 2,1 milionë shikime. Një komentues ka thënë se ky qenë e meriton Oscarin, duke u bërë si i vdekur./gazetametro.net

No tags for this post.