Një person ka mbushur veturën e tij me karburant me para të falsifikuara. Punëtori i një pike të karburantit në fshatin Babush i Muhaxhirëve nga Komuna e Lipjanit është ankuar në Polici në lidhje me rastin, transmeton Gazeta Metro.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, punëtor në një pompë të  derivateve, ka njoftuar se një person –vozitës i pa njohur me një automjet (tabelat ankuesi nuk i dinë) është shërbyer me derivate me ç’ rast ka  bërë pagesën me një monedhë  prej 100 (njëqind) Euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit monedha e dyshuar është konfiskuar nga Policia, kurse rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.