E konfirmuar: Çështja e vizave nuk hynë këtë vit në agjendën e ambasadorëve dhe as të ministrave të BE-së

avarësisht lobimit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, për të cilën çështje ka vazhduar të interesohet edhe në takimet e sotme në Vjenë, një vendim zyrtarë nuk do të ketë këtë vit.

Loading...

Këtë e kanë konfirmuar për arbresh.info burime zyrtare brenda Bashkimit Evropian.

“Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është e paraparë në rendin e ditës të takimit të Coreper (ambasadorëve të BE) këtë javë,” është shprehur ky burim për arbresh.info.

Vetë kryeministri Haradinaj,  është shprehur ditë më parë se do të bëjnë çmos që kjo çështje të hyjë fillimisht në agjendën e ambasadorëve të vendeve anëtare dhe më pas të Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të Bashkimit Evropian.

“Nuk pritet të jetë në agjendën e takimit të Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në dhjetor,” shton më tutje ky burim për arbresh.info.

Për më tepër ende është e paqartë se kur mund të diskutohet në këto nivele rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Unë nuk mund të spekuloj se kur ky artikull mund të diskutohet në këto nivele,” deklaroi më tutje ky burim.

Nga ekspertët është paralajmëruar komplikim i situatës rreth liberalizimit edhe në vitin 2019, për shkak të marrjes së presidencës rumune nga 1 janari, shtet i cili nuk njeh pavarësinë e Kosovës, së dyti për shkak të intensifikimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe së treti për shkak të zhvillimeve sa i përket finalizimit së Brex-it apo daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.