I është dhënë lamtumira e fundit Ilias Mahmutit, shtatëvjeçarit i cili u vra nga një grua 75 vjeçare, pak ditë më parë në Zvicër.

Ai është varrosur në varrezat e qytetit të Gjilanit.

 

Policia në Zvicër është duke e hetuar rastin tragjik. Ky lajm i hidhur ka pikëlluar gjithë Kosovën.

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Ambasada e vendit tonë në Bernë dhe Konsullata në Cyrih, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, në lidhje me rastin tragjik të vrasjes në Basel.  Ngushëllime!