E dhimbshme: Emigrantët që po vdesin gjatë ‘përleshjes për bukë’ (FOTO)

Emigrantët e shpëtuar nga një anija e Indonezisë e cila po fundosej, kanë bërë të ditur për BBC-në, se rreth 100 prej tyre kanë vdekur, gjatë një përleshje për ushqimin e fundit që kishte mbetur në anije.

Image
Loading...

Të mbijetuarit tregojnë për tmerrin që kanë përjetuar. Tre persona gjatë dëshmisë së tyre, kanë treguar se njerëzit janë therrur me thikë deri në vdekje e disa janë hedhur nga anija në det.

700 emigrantët e mbijetuar nga Myanmar dhe Bangladesh janë nën përkujdesjen e autoriteteve të Indonezisë.

Mijëra emigrantë, konsiderohet se kanë mbetur në mëshirën e fatit, në ujërat e Azisë Juglindore, të cilëve u është mohuar e drejta për të zbritur në tokë.

 

Image

Me disa nga të mbijetuarit, ka biseduar korrespodenti i BBC-së, Martin Patience, në portin e Indonezisë, Langsa, i cili thotë se tre persona ndaras kanë dhënë deklarata të ngjajshme.

Nëse janë të vërteta, ato që ata kanë deklaruar, vendet aziatike do të ballafaqohen me presion të shtuar ndërkombëtarë, për të gjetur zgjidhjen e kësaj krize, ka thënë Patience.

Image

Emigrantët kanë pasur për qëllim që të ndalen në Malajzi, por autoritetet atje nuk i kanë lejuar.

Si pasojë, anija me emigrantë ka lundruar në det, për dy muaj, të cilën e kishte braktisur edhe ekuipazhi, ndërsa pas shumë vuajtjeve për bukë e ujë, ata kanë shpëtuar të premten, nga një peshkatarë indonezian.

Të mbijetuarit janë strehuar në disa depo në breg të Langsa, shumica e të cilëve po vuajnë nga dehidrimi dhe mos-ushqyerja.

Image

Të dielen (sot), qeveria e Myanmar, ka deklaruar se ajo nuk është përgjegjëse për krizën e anijës me emigrantë, dhe po ashtu ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samitin e organizuar në Tailandë, më 29 maj, për këtë çështje.

Lidhur me emigrantët në fjalë, ministri i Jashtëm i Malajzisë, Anifah Aman, është takuar me homologun e tij nga Bangladeshi, Abul Hassan Mahmood Ali, për gjetjen e një zgjidhjeje, që të dilet nga kjo krizë.

Image

Emigrantët janë etnitet i njohur si Rohingya, myslimanë, të cilët kanë ikur nga rajoni Myanmar, i njohur edhe si Burma, ku shumica e popullsisë janë budistë.

Rohingya, nuk pranohen si qytetarë të Burmas, si pasojë ballafaqohen me persekutim.

Image

Kush janë Rohingyas?

Rohingyas janë një etnitet myslimanë, shumica e të cilëve jetojnë në Myanmar, e njohur po ashtu edhe si Burma.

Mendohet të jenë zbritur nga tregtarët myslimanë të cilët u vendosën atje më shumë se 1.000 vjet më parë

Rohingyas, jetojnë edhe në Bangladesh, Arabinë Saudite dhe në Pakistan

Në Myanmar, ky etnitet në vazhdimësi është persekutuar, janë detyruar që të punojnë punë të dhunshme, jetojnë të kufizuar dhe nuk kanë të drejtë pronësie.

Në Banlgadesh, shumica janë skajshmërisht të varfër, pa dokumente dhe të papunë