Një nuse shtatzënë vdiq nga goditja në tru pak minuta para se të mbërrinte në altar.

Jessica Guedes nga Brazili la dhëndrin vetëm me vajzën e tyre të porsalindur me anë të lindjes cezariane.

30-vjeçarja ishte 6 muajshe shtatzënë dhe e shëndetshme, kur filloi të kishte shqetësime në makinë rrugës për në kishë në San Paulo të dielën.

Ajo nuk ishte e vetëdijshme se vuante nga preeklampsia, sëmundje gjatë shtatzënisë që karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut.

Truri i 30-vjeçares u shpall i vdekur nga mjekët menjëherë pas mbërritjes në spital.

I fejuari i saj, Flavio Gonçalvez, i cili ishte duke pritur në altar, u befasua nga vonesa.

“U shqetësova sepse po e prisja në altar dhe ajo u vonua. Një kushëriri saj vrapoi drejt altarit për të treguar se ishte e sëmurë në makinë. Shkova, hapa derën e automjetit dhe ajo ishte akoma e vetëdijshme. E nxora nga makina dhe fillova ti jepja ndihmën e parë,”-tha dhëndri 31-vjeçar.

Nëna më pas u dërgua në spital. Sipas raportit mjekësor, nëna pësoi goditje në tru, për shkak të preeklampsisë dhe gjakderdhjes së brendshme, që do të thotë se kirurgët u detyruan ti hiqnin mitrën.

Duke u nisur nga përkeqësimi i gjendjes së saj mjekët bënë lindje cezariane për të shpëtuar jetën e foshnjës, 29 javëshe.

Nëna e re, truri i së cilës ishte shpallur i vdekur, ndërroi jetë pas operacionit.

Sophia lindi 930 gram dhe 34 centimetra dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ajo raportohet se mund të qëndrojë në spital për 2 muaj.

No tags for this post.