Duke përdorur Google Earth, shkencëtarët studiuan me mijëra pamje kullotash të lopëve dhe zbuluan një model të çuditshëm, shkruan Gazeta Metro.

70% e lopëve kthejnë kokat nga veriu ose jugu, ndërsa hanë ose pijnë. Kjo është vënë re në të gjitha kontinentet, pavarësisht terrenit, motit, dhe faktorëve të tjerë.

Lopa është një kafshë shtëpiake e lloji të dythunddrrakëve e cila prejardhjen e ka nga lopa e egër.U zbut nga njeriu për shkak të qumështit dhe mishit. Lopa shfaqet në lloje të ndryshme. Mashkulli i lopës quhet mëzat ose dem ndërsa mashkulli i tredhur i cili zakonisht përdoret nga njeriu si kafshë për tërheqje quhet ka, ndërsa i vogli i lopës quhet viç.

Raca hollandeze e lopëve hollshtajn ne shumë vende te Evropës perëndimore përbën, deri në 44% të numrit te përgjithshëm te racave, te cilat ruhen për prodhimin e qumështit./gazetametro.net

No tags for this post.