“Shumë po gëzohna erdh Bajrami”.

Kështu quhet kënga e Afërdita Demakut e cila doli disa ditë më parë, e që pati një ndikim të madh te publiku.

Një mesazh i madh u përcoll përmes kësaj kënge ku këngëtarja bëri thirrje për më shumë dashuri e sidomos mes familjarëve.

Se pati ndikim e dëshmon edhe fakti i një foto që Afërdita e shpërndau në rrjetin e saj social Instagram.

Këngëtarja pranoi një mesazh ku thuhet se si pasi e kanë dëgjuar këtë këngë, dy vëllezër janë pajtuar pas pesë vitesh.

E këngë të tilla duhet publikuar çdoherë.