Një grua 58 vjeçare e bllokuar nga dëbora në fshatin Zagore të Malësisë së Madhe, është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës përmes një helikopteri për shkak të komplikacioneve të saj me shëndetin.

Rrugët në zonë janë thuajse tërësisht të bllokuara për shkak të reshjeve të shumta të dëborës, çka ka bërë që autoritetet të ndërhyjnë përmes helikopterit, për të mundësuar shtrimin në spital të Behije Vucajt.

Pas dhënies së ndihmës së parë, fatmirësisht gjendja shëndetësorëe e 58 vjeçares është tashmë jashtë rrezikut për jetën./Express