Dyshohet për dy të vdekur në një aksident ku u përfshi edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë

Dy persona thuhet se kanë ndërruar jetë dhe një person është lënduar rëndë në aksidentin ku është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Thotë një burim i besueshëm i Gazetës Express.

Aksidenti ka ndodhur para pak minutash, në rrugën Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Mramor.

Loading...

Para pak minutash ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç është përfshirë në një aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Express merr vesh se Kiliç tani është nën përkujdesje mjekësore, por nuk dihet nëse ka marrë ndonjë lëndim serioz.