Dy vëllezër shqiptarë i shpëtojnë jetën djaloshit afgan

Skena dramatike janë zhvilluar të dielën në pishinën e mbuluar të Aqua Nova në Wr. Neustadt të Austrisë: Një 23-vjeçar po rrezikonte të mbytej, por në sekondën e fundit u shpëtua nga dy djem shqiptarë, shkruajnë mediat e huaja, njofton albinfo.ch.

Loading...

Është dashur të jetë një e diel e relaksueshme në pishinën e mbuluar “Aqua Nova” në Wiener Neustadt, kur papritmas ndodhën skena dramatike që kanë mundur gati t`i kushtojnë me jetë jetë një 23-vjeçari, po të mos ishin në afërsi Ideali (20) dhe Leutrim Kuburja nga Pottenstein (Baden).

Afgani 23-vjeçar u fut në pishinën sportive dhe u rrezikua për t`u mbytur. “Papritmas vëllai im bërtiti se dikush po mbytej dhe u hodh në ujë pa u hamendur. Edhe unë notova deri te ai dhe pastaj e tërhoqëm së bashku me vëllanë tim nga uji”, thotë 20-vjeçari, Ideal Kuburja, i cili aktualisht është duke bërë shërbimin civil për infermieri në  Ebreichsdorf, informon Albinfo.ch. “I riu ishte fundosur, kështu që menjëherë e nxora nga uji”  Një infermiere e rastësishme u erdhi në ndihmë dhe që të dy u përkujdesën deri në ardhjen e ambulanës. Afgani është shtruar në një spital në Wr. Neustadt.